Zbulohet shkaku: Ja përse u arrestua nga policia aktori i njohur

Showbiz

Aktori Mensur Safqiu u arrestua mëngjesin e ditës së sotme nga policia e Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimin e tij e konfirmoi vetë policia, por shkaqet u lanë të panjohura.

Pak më parë burime pranë “Lajmi.net” kanë bërë me dije se Safqiu u lirua vetëm 40 minuta pas marrjes në pyetje dhe gjithashtu shpjeguan arsyen e arrestimit të tij.

Vetë aktori pasi u kontaktua tha se gjithçka ndodhi për arsye se ai bllokoi rrugën njëkalimshe dhe nuk u bind ndaj policisë që ta lironte duke menduar se kishte të drejtë.

 

Megjithatë burime të tjera thonë se atij ju konfiskua makina dhe në të janë gjetur disa lëndë të lëngshme të dyshuara, të cilat janë çuar në laborator për analiza.

ME TE LEXUARAT