Zbulohet shkaku i sherrit mes Robert Berishës dhe Tunës?

Kliko per me shume info

Për herë të parë, Robert Berisha konfirmoi se nuk shkon mirë me partneren e vëllait të tij, këngëtaren Tuna Sejdi. I ftuar në një bisedë me moderatoren Rudina Magjistari, për mungesën e tij dhe të bashkëshortes Nora Istrefi në ditëlindjen e parë të nipit, ai u shpreh: “Me Tunën nuk shihemi. As nuk dua që të takohemi. I kërkoj shumë falje Patrisit se nuk ishim në atë ditëlindje dhe nuk do të kemi mundësi në asnjë ditëlindje” .

 

Kliko per me shume info

Mirëpo menjëherë pas kësaj deklarate, mediat kosovare kanë hedhur dyshime mbi arsyet e vërteta se përse marrëdhënia mes dy familjeve është prishur. Burimet për “Lajme.net”, zbulojnë se acarimi i Robertit dhe Norës vjen nga ftesa e Tunës që i kishte bërë Aronës,  që pretendohet nga mediat se është vajza e Robertit.

 

Sipas këtij burimi, afrimi i Tunës me vogëlushen nuk është pritur mire nga çifti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.