Zbulohen detaje, Çfarë kërkoi Ministrja Xhaçka nga Izraeli? Ishte hera e parë që…

Aktualitet

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është në një vizitë zyrtare në Izrael. Ministrja Xhaçka është ministrja e parë e Mbrojtjes e Shqipërisë në një vizitë zyrtare në Izrael.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministrja Olta Xhaçka gjatë vizitës në Tel Aviv, zhvilloi një takim me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Avigdor Liberman.

“Marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Izraelit të një rëndësie të veçantë. Izraeli, aleat i vyer i NATO-s në luftën kundër terrorizmit. Të gatshëm për memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha Xhaçka.

“Vlerësojmë rolin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon”, tha Liberman.

Xhaçka i bëri ftesë për bashkëpunim institucional Ministrit të Mbrojtjes Izraelite. “Ftesë për bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit për Qendrën për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë. Shkëmbimi i modeleve dhe kurrikulave në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, projekt i afërt mes dy Ministrive të Mbrojtjes

Vizita zyrtare në Izrael, Xhaçka takime me drejtues të Këshillit Kombëtar të Sigurisë si dhe të industrisë ushtarake, SIBAT Vizita zyrtare në Izrael, Xhaçka vendos kurorë me lule në Memoralian në nderim të viktimave të Holokaustit

ME TE LEXUARAT