Zbardhet vrasja, si u ekzekutua gabimisht i riu 32-vjeç në Greqi

Kliko per me shume info

Vrasja e 32-vjeçarit shqiptar Rigert Dervishi në Nëntor 2016 në Keratsini (Pire, Greqi) është zbardhur nga policia e Atikës. Sipas policisë greke, autorët e vrasjes së 32-vjeçarit më 12 Nëntor, janë dy shqiptarë: një 31-vjeçar dhe një 32-vjeçar.

Siç raportojnë mediat greke duke iu referuar burimeve policore, hetuesit dyshojnë se ekzekutori ishte 31-vjeçari, ndërsa shqiptari tjetër akuzohet për bashkëpunim në vrasje. Ky u fundi ndodhet tashmë në burg për një rast droge, ndërsa 31-vjeçari pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Kliko per me shume info

Në mbrëmjen e 12 nëntorit 2016, Kurti u gjet në makinën e tij në Keratsini, i plagosur nga qitjet e një arme zjarri dhe u transportua nga një autoambulancë në spital. Aty, u konstatua vdekja e tij.

Sipas hetimeve, dy shqiptarët dyshohet se vepruan me urdhër të një bashkatdhetari të tyre, i cili kishte konflikte personale me një tjetër shqiptar.

Në momentet e krimit, autorët e dyshuar iu afruan personit për të cilin kishin marrë urdhër ta vrisnin, i cili ndodhej në shoqërinë e Kurtit. Pas reagimit të këtij të fundit, ndodhi edhe ekzekutimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.