Xhesika Berberi sqaron njëherë e mirë “sherrin” me Adrola Dushin

Kliko per me shume info

Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi janë ndër modelet shqiptare më të suksesshme, por edhe mikesha të ngushta. Së fundmi, u përfol se vajzat u konfliktuan me njëra-tjetrën, e për këtë arsye, nuk jetojnë më bashkë në New York. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, modelja Xhesika Berberi theksoi se këto lajme janë krejtësisht të pavërteta.

“Nuk e di pse gojët e këqija flasin kështu. Unë Adrolën e kam shoqen time të ngushtë. Kemi jetuar bashkë, kemi kaluar periudha shumë të bukura të dyja”.

Kliko per me shume info

Më herët, Adrola Dushi është shprehur se ka vendosur t’i përkushtohet më shumë djalit të saj Troi, pasi për shkak të angazhimeve po humbet çastet e tij më të rëndësishme.

“Adrola u largua sepse i duhet të kalojë më shumë kohë pranë djalit të saj. Kur jetonim bashkë kalonim shumë mirë sepse e kishim çdo gjë pa presion, kur ndiheshim mirë i bënim punët e shtëpisë. Kanë qenë raste të rralla kur jemi zënë”, tregoi Xhesika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.