Xhafaj nuk e jep dorëheqjen: Bëra çmos që im vëlla të bëhet njeri me vlera

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj flet për herë të parë lidhur me dënimin e vëllait të tij për trafik droge në Itali dhe përgjimin e Patrisë Demokratike që pretendon se Agron Xhafaj merret ende me trafik droge.

Ministri Xhafaj, në një konferencë për media, ka lënë të kuptohet se dorëheqja nuk është opsion, ndërsa ka sulmuar ata që i quan “politikanë shpifës” dhe “sharlatanët politik”.

Kliko per me shume info

Duke folur për vëllain e tij, Agron Xhafaj, ministri i Brendshëm ka përsëritur edhe një herë faktin se vëllai i tij është dënuar në një moshë të re, vetëm 25 vjeç.

“Kam bërë gjithçka që kam patur në dorë që vëllai im të bëhet njeri me vlera vlera që na karakterizojnë familjen time. Dhe vëllai e bëri, ai mbaroi arsimin e lartë dhe nuk kërkoi kurrë favore nga unë si politikan”, është shprehur Xhafaj.

Pjesë nga fjala e Xhafajt:

Shumë kanë folur këto ditë në emër të ligjit dhe të moralit në emrin tim në raport të një dënimi për vëllain tim dhe një përgjim me një bashkëpunëtor. Janë rekur të më tregojnë ligjin dhe të më vendosin pranë pasqyrës së moralit, por unë nuk do denjoja të shpenzoja kohë dhe energji për sharlatanët politik, shpifësit e shkelësit e ligjit.

Nuk e meritojnë asnjëherë të respektosh kërkesën për shpjegime për tyre. Disa prej kategorive më sipër meritojnë injorim dhe përbuzje, dhe të tjere meritojnë ballafaqim me ligjin. Si fuinksionar i lartë publik, e vendos sot veten time në vendin e llogaridhënësit vetëm në respekt të qytetaëve që më kanë zgjedhur. Si ministër i akuzuar si i lidhur me drogën përmes vëllait tim. Ndaj qytetarët kanë të drejtë të dinë kush është ministri i Brendshëm dhe si qëndron e vërteta e akuzave.

Vetëm pasi ndërmora të gjitha iniciativat përkatëse i paraqitem opinionit publik sa më poshtë:

Lidhur me çështjen e vëllait tim Agron Xhafaj, ai ka marrë një dënim në Itali. Unë disa herë kam bërë deklarime për këtë çështje, ndër vite. Në interes të momentit po sjell publikisht çështjen. Ngjarja ka ndodhru në vitin 2002, vëllai im ka qenë rreth 25 vjeç në atë kohë. Unë kam qenë ministër i Turizmit. I pa ndikuar nga ndonjë, i kam kërkuar kryeministrit të asaj kohe dorëheqjen. Kryeministri Majko nuk e pranoi dorëheqjen time. Vëllai im për asnjë çast nuk iu fsheh autoriteteve. Asnjë veprim i imi nuk ka krijuar favor apo imunitet kundrejt ekzekutimit të vendimit. Nuk kam bërë kompromis që vëllai të mos kryejë dënimin. Kam bërë gjithçka që kam patur në dorë që vëllai im të bëhet njeri me vlera vlera që na karakterizojnë familjen time. Dhe vëllai e bëri, ai mbaroi arsimin e lartë dhe nuk kërkoi kurrë favore nga unë si politikan.

Ai nuk ka më lidhje me atë Agron që ishte në moshën 25 vjeç. Faleminderit familjarëve që i janë gjetur pranë në momente të vështira.

Ndjekja penale dhe dënimi penal që duhet ekzekutuar për vëllain tim, nëse im vëlla do të bënte njohjen e dënimit penal në shqipëri dhe do të priste ekzekutimin ai nuk do ta vuante atë. Pasi periudha prej 4 vjetësh e mbetur për ekzekutim është në 4 vitet e parashikuara nga ligji shqiptar. Unë nuk e nxita, ishte zgjedhja e tij dhe e vlerësoj shumë zgjedhjen e tij. Ai nuk ma dha mundësinë në ekzekutimin e këtij dënimi, kjo do të ishte prova e moralit për mua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here