Gjendet e vrarë në banesë një 22-vjeçare

Një 22-vjecare është gjetur e pajetë të shtunën në një apartament në Horam, në Sussex, Britani e Madhe.

Policia njofton se rrethanat e ngjarjes mbeten ende misterioze, teksa shton se ka shoqëruar dy persona të cilët po merren në pyetje. Ata dyshohen si autorë të vrasjes së 22-vjecares.

Kliko per me shume info

“The Sun” shkruan se e reja u gjet rreth orës 5 të pasdites, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende misterioze.

Të arrestuarit janë të moshës 19 dhe 55 vjeç, megjithatë policia nuk jep detaje të tjera rreth tyre, përveçse janë të dyshuar në vrasjen e 22-vjeçares.

“Detektivët po hetojnë ngjarjen dhe shkaqet e vdekjes janë momentalisht të pashpjegueshme, por po trajtohet si e dyshimtë. Dy të arrestuarit e njihnin viktimën dhe janë të njohur me njëri-tjetrin”, tha policia në një deklaratë.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë shkaqet e vdekjes të 22-vjeçares, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur ende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.