Vdes aktori i serialit “Ertugrul”, nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda

Showbiz

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm aktori turk, pjesë e serialit “Ertugrul” Arda Oziri.

Sipas mediave turke, Oziri humbi jetën nga një aksident me motor rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arda Oziri është transportua rnë spitalin e Trajnimeve dhe Hulumtimeve të të Ümraniye pas aksidentit, por nuk ia ka dalë dot pavarësisht ndërhyrjeve të bëra, pasi kishte dëmtime dhe plagë të rënda.

Oziri ishte në rolin e Goktug tek “Ertugrul”.

Miku i ngushtë i Arda Özirit, Cengiz Çolak tha:

Erdhi tek unë për të parë finalen e Ligës së kampionëve. Kaluam një mbrëmje të këndshme dhe i thashë “mos shko në këtë orë, rri tek unë”, por ai doli dhe humbi jetën.

Ndihem tmerrësisht keq, kam humbur një mik të ngushtë.”

ME TE LEXUARAT