“Unë gjithmonë jam kujdesur për tim atë”: Meghan Markle thyen heshtjen

Showbiz

Dasma e Meghan Markle dhe e Princ Harry ka qënë ngjarja më e përfolur e ditëve të fundit në të gjitha mediat në mbarë botën.

Pas gjithçkaje që ndodhi me familjen e saj, babain, motrën dhe vëllain, Meghan vendosi të flasë dhe të sqarojë se çfarë do të ndodhë në dasmën e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot ish-aktorja konfirmoi se i ati nuk do ta shoqërojë në altar dhe ajo u shfaq e përlotur pas kaosit që ai shkaktoi në prag të dasmës së saj mbretërore.

Thomas Markle prej disa ditësh është në spital pas ndërhyrjes kirurgjikale në zemër dhe pasi organizoi disa foto me paparacët në këmbim të një marrëveshje me para për të zymtuar ditën e madhe të së bijës.

“Fatkeqësisht babai im nuk do të marrë pjesë në dasmën tonë. Gjithmonë jam kujdesur për babanë tim dhe shpresoj që atij t’i jepet hapësira që i duhet për t’u përqëndruar në shëndetin e tij” – ka thënë Meghan në deklaratën e saj.

“Unë do të doja të falënderoj të gjithë ata që më kanë përcjellë mesazhe mbështetje. Unë dhe Harry mezi po presim të ndajmë ditën tonë të veçantë me ju të shtunën” – shtoi ajo më tej.

Thuhet se 36 – vjeçarja ka shkëmbyer mesazhe me babain e saj ku i ka thënë që e fal për skandalin që i shkaktoi me fotot.

ME TE LEXUARAT