“Unë burrë 2 metra e ajo gocë e vogël’, gazetarja tregon ç'i tha Rama pas konferences

Aktualitet

Përplasja e kryeministrit Rama me gazetaren Ambrozia Meta ishte një ndër ngjarjet më të diskutuara të ditëve të fundit. Si duket kryeministrin Rama e tensionoi shumë kjo situatë edhe pas incidentit bëri komentin "unë burrë 2 metra ajo gocë e vogël nuk më lë të flas”.

Këtij komenti gazetarja i është përgjigjur në studion e ‘360 gradë’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sigurisht që unë nuk i gjykoj njerëzit nga aspekti fizik, madje mendoj se kryeministri Rama nuk ka epërsi ndaj deputetit të partisë së tij, zotit Erjon Braçe vetëm për shkak të fizikut të tij”, tha ajo.Gazetarja më herët në emisionin e Zhejit tha se kryeministri u përpoq ta shantazhonte dhe ta intimidonte në konferencën e mbajtur për shtyp menjeherë pas kthimit të tij nga Samiti i Sofjes. “Ai u përgjigjej pyetjeve me pyetje”, tha gazetarja Meta.

ME TE LEXUARAT