U përplas për vdekje nga një makinë, ylli i Broadway humbet të dy fëmijët e saj

Kliko per me shume info

Një tragjedi e vërtetë është shënuar në familjen e këngëtares shumë të njohur të Broadway, Ruthie Ann Miles, e cila pas një aksidenti të rëndë ka humbur të dy fëmijët e saj.

Sipas mediave të huaja, Miles e cila ishte në muajt e fundit të shtatzanisë, mëngjesin e 5 marsit së bashku me të bijën e saj 4 vjeçare Abigail po kalonin rrugën në New York, kur një makinë kaloi me semafor të kuq duke përplasur kalimtarët. Nga aksidenti mbeti e vdekur në vend Abigail, ndërsa artistja 34 vjeçare u dërgua me urgjencë në spital.

Kliko per me shume info

Sakaq, mbrëmjen e djeshme është mësuar se më shumë se dy muaj pas aksidentit Ruthie Ann Miles ka humbur edhe fëmijën tjetër që po priste.

Lajmin tragjik e ka bërë të ditur vetë bashkëshorti i artistes 33 vjeçare, teksa ka thënë se ajo është në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.