U ndanë?! Stresi fshin fotot me partneren

Për dy ditë, pikërisht më 19 maj, Stresi dhe e dashura e tij Keisi bëjnë 3 muaj që janë fejuar. Çifti zyrtarizoi lidhjen në një ceremoni private 3 muaj më parë dhe ndanë me publikun disa foto të adhurueshme ku i vendosnin unazën njëri-tjetrit.

Por nëse shihni profilin e Stresit sot në Instagram, shihet se fotot me Keisin janë fshirë të gjitha. Kjo na bëri të dyshojmë se dyshja mund të ketë kaluar një krizë që e ka detyruar Stresin të fshijë fotot nga Instagrami.

Kliko per me shume info

Për këtë Stresi është pyetur nga Fatma në emisionin “Fun Day”, se përse i ka zhdukur fotot me të fejuarën. Reperi rrëfeu se profili i tij në Instagram ka disa ditë që është hakuar dhe momentalisht nuk mund të përdoret as nga ai dhe as nga hakerat.

Sipas tij këta persona kanë fshirë të gjitha fotot ku ai shfaqej me Kejsin, ndërsa fotot dhe postimet e tjera i kanë lënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here