Turqi, shqiptari kapet me 10 kg kokainë në aeroport

Aktualitet

Policia turke ka arrestuar një shqiptar me akuzën për trafik ndërkombëtar droge. Ndalimi i tij u bë në aeroportin “Ataturk” të Stambollit me nje valixhe ku e kishte fshehur drogen.

Gjatë një kontrolli në valixhen e shqiptarit, autoritetet zbuluan dhe sekuestruan rreth 10 kilogramë kokainë. Policia turke e ka identifikuar të arrestuarin me inicialet N.K 48 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesohet se shqiptari kishte mbërritur në Turqi më 2 Maj nga Brazili. Aktualisht policia po vijon hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e shtetasit shqiptar në Turqi

ME TE LEXUARAT