Trump sulmon emigrantët e paligjshëm: ‘Kafshë, jo njerëz’

Presidenti Donald Trump, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, ka sulmuar emigrantët pa dokumenta duke i quajtur ‘kafshë dhe jo njerëz”.

Komentet e zotit Trump erdhën gjatë një tryeze të rrumbullakët me liderët shtetërorë dhe lokalë mbi të ashtuquajturat ‘ligjet e azilit’ të Kalifornsë që kufizojnë rreptësisht komunikimin ndërmjet zbatuesve lokalë të ligjit dhe oficerëve të emigracionit federal,  që administrata e Trump kërkon që ti zhvlersojnë.

Kliko per me shume info

 

Nuk është hera e parë që presidenti ka folur në mënyrë racore për emigrantët.

“Ka njerëz që vijnë në vend, ose po përpiqen të hyjnë por ne po i ndalojmë shumë prej tyre,”-tha Trump. “Nuk do ta besoni se sa të këqinj janë këto njerëz. Këto nuk janë njerëz, këto janë kafshë dhe ne e po i nxjerrim ata nga vendi në një nivel dhe me një ritëm që nuk ka ndodhur kurrë më parë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here