Tropojani e përplasi me makinë para kryeministrisë, ky është shefi i Gardës që humbi jetën

Aktualitet

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme , pak pas mesnate, para Kryeministrisë në Tiranë. Si pasojë ka humbur jetën  shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e gardës pranë Kryeministrisë. Ai kishte dalë në klëmbë  kur është goditur nga makina e tipit "Passat".

Drejtuesi i mjetit ka qenë një 31-vjeçar nga Tropoja i quajtur Albert Memia.

Policia thotë se rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, 50-vjeçarin që ishte komandant në Gardën e Republikës.

I riu nga tropoja është vënë nën pranga, ndërsa policia ka arritur ta mbante të fshehtë që prej mbrëmjes së djeshme aksidentin e rëndë.

ME TE LEXUARAT