Tronditet Mesdheu, Rusia e Putinit dërgon anije të armatosura me raketat gjigande

Bota

Nje levizje e papritur ka ngjallur frike se fundmi, pasi anijet e marinës ushtarake ruse, të cilat jane te armatosura me raketa “Kalibr”, do të vendosen për misione afatgjata në detin Mesdhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhe lajmi eshte dhene nga vetë presidenti Vladimir Putin, i cili ka saktësuar se shkak për këtë lëvizje është bërë kërcënimi që vjen nga terroristët ndërkombëtarë në Siri.

Sic u shpreh Putin për agjencinë e lajmeve “TAS”, “këtë vit Rusia do të kryejë 120 operacione ushtarake detare, me anije dhe nëndetëse”.

Ndonëse shefi i Kremlinit nuk ka saktësuar se kujt i referohet me termin “terroristë ndërkombëtarë”, lëvizja e tij vjen pak kohë pas sulmeve të Perëndimit në Siri, nga anije dhe nëndetëse të pozicionuara në Mesdhe.

ME TE LEXUARAT