Tri gazetaret e njohura dhe të martuara: Meshkujt shqiptarë, dembelë, arrogantë, nuk dinë

Showbiz

Në rubrikën “Për drekë me mua” ishin sot gazetaret Alma Çupi e Fatma Haxhialiu dhe dietologia Blerina Bombaj ishin të ftuara në shtëpinë e Jonida Shehut për të shijuar pjatat e saj.

Shehu gjeti mënyrën për ta pasur vogëlushen e saj Kristal dhe në drekën me mikeshat e saj. Njërën prej pjatave e ka emërtuar pikërisht kështu, sepse në të vërtetë ajo e bën shpesh këtë gatim për të. “Kristal” ishte një supë me perime, kryesisht me kungull dhe patate të ëmbël.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjata e dytë, të cilën e emërtoi “Antirrush”, ishte një pjatë e shijshme me qofte furre dhe salcë me domate e qepë. Ndërsa pjata e tretë “Ndërtimi”, që në fakt u duk që nuk pati sukses, ishte një ëmbëlsirë me pana e biskota.

E gjatë drekës gazetaret dhe dietologia nisën një diskutim në lidhje me meshkujt shqiptar. Gjithçka nisi nga një zhurmë trapani që ka shoqëruar gjatë gjithë kohës drekën e Jonidës. Pas shumë batutave me humor të vajzave të ftuara në drekë, u arrit në rezultatin se këtë zhurmë e krijonte pikërisht punëtori i komshiut të Jonidës, të cilin ajo e përshkroi si mashkullin tipik normal shqiptar.

Po pikërisht pas kësaj deklarate, biseda u fokusua tek karakteristikat e meshkujve shqiptarë. “Burrat shqiptarë nuk dinë te komunikojne”,tha Alma Çupi. “Janë maskilistë patriarkalë”, ia priti Fatma. “Arrogantë dhe dembelë”, shtoi Jonida, ndërkohë që Blerina Bombaj e ktheu situatën nga ana tjetër, duke numëruar vlerësimet pozitive për ta, por dhe duke i kujtuar zonjave në tryezë që janë martuar me meshkuj shqiptarë.

“Burrat tanë janë anormalë, kanë qenë me tendenca normaliteti derisa na njohën neve. Brumin e kishin, por ne i përpunuam”, tha me humor Jonida. Më pas Alma ngacmoi Fatmën, për faktin që e ka burrin kosovar, se mos ka ndonjë martesë tjetër në Suharekë.

“T’u thaftë goja, të paktën të jetë i martuar ne Zvicër që të ketë letra”, iu përgjigj ajo me humor. “Thamë ç’thamë këtu, po në të vërtetë meshkujt shqiptarë nuk janë dhe aq të këqinj”, e përmbylli bisedën Jonida, por menjëherë iu përgjgij Alma: “Kur s’ke gjë tjetër, këtë do thuash”.

Dreka e Jonida Shehut u vlerësua me 47 pikë, ndërkohë që padyshim 100 pikë i meriton nga atmosfera e krijuar dhe të qeshurat pafund.

Sakaq javën e ardhshme, që do të jetë edhe finalja e “Për drekë me mua” me këto personazhe të njohura televizive, do të shijohet në shtëpinë e Fatma Haxhialiut. Por ç’biseda do të gatuhen vallë?

ME TE LEXUARAT