“Trekëndëshi i Linditës”/ Nuk jemi në Korenë e Veriut, por në Shqipëri!

EDUKIM ME TREKËNDËSH! Mos u habisni! Nuk jemi në Korenë e Veriut!

Kështu shkruan deputeti i PD Luçiano Boçi ndërsa publikon këto foto të shkrepura në shkollën 9-vjeçare Mark Dashi Fier, përgjatë një aktiviteti ku nuk ka munguar dhe drejtori i DAR Fier.

Kliko per me shume info

“Propaganda dhe riindoktrinimi nuk është rastësi. Madje nuk po kursen as fëmijët.

Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij. Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”. Kjo është më shumë se turp!

Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim”, shkruan i revoltuar deputeti Boçi për këtë shfaqje ku fëmijët mbajnë veshur shallin e kuq dhe yllin në kapele, simbole të komunizmit.

“Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit”, ironizon në fund demokrati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.