Tradita e fshatit shqiptar në Maqedoni, burrat përleshen me njëri-tjetrin

Kliko per me shume info

Studeniçani (ose Karshiaka) është një ndër fshatrat-komunë të shqiptarëve të Maqedonisë, ndër më të njohurat. E rrethuar me komuna maqedonase, si Sopishta, Kisella Voda, Zelenikova dhe Velesi, ajo me shpirt kombëtar arrin të ruajë identitetin pa u ndikuar nga fqinjët sllavë.

E gjitha kjo falë karakterit unifikues të banorëve që me vite të tëra vetëorganizhen në aktivitete e
manifestime me karakter tradicional.

Kliko per me shume info

Të dielën që sapo lamë pas, shoqata qytetare për arsim, kulturë, sport dhe ekologji “AKSI”, organizaoi për të tetën herë më radhë një manifestim ku në qendër është mundja.

“Etno Fest-Tradita vazhdon”, quhet aktiviteti me performanca të rralla ku burra përlesheshin trup më trup në sytë e qindra bashkëfshatarëve.

Sporti i mundjes përbën traditën e vjetër shqiptare të Karshiakës së Shkupi (Studeniçanit), dhe manifestimet nëpërmjet këtij sporti janë pjesë specifike e etnologjisë së kësaj treve.

Në mënyrë që të përfitojë karakter më të theksuar kulturor, ky manifestim përveç organizimit të garave të mundjes, shoqërohet edhe me prezencën e këngëve dhe valleve të ndryshme popullore.

Duke qenë se manifestimi zgjat me orë të tëra, organizatorët, elementet e traditës shqipëtare, gjegjësisht të kulturës karshiakase i shfaqnin edhe nëpërmjet llojeve të ushqimit.

Ata kishin përgatitur për pjesëmarrësit specialitet të kuzhinës tradicionale shqiptare si flija dhe tatli me krunde.

Në këtë manifestim, morrën pjesë mbi njëqind mundës (që me gjuhën vendase quhen dhe pehlivanë) nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Turqia dhe sigurisht Maqedonia.

Ndryshe, Karshiaka shquhet për sportin e mundjes, dhe jorastësisht në finalen e kësaj gare arriti Muhamed Vejseli, pikërisht nga Studeniçani.

Përveç banorëve të Karshiakës, ky organizim tërheq vëmendjen e shumë qytetarëve dhe sportistëve nga vende të ndryshme, madje nuk mungoi as legjenda dhe kampioni botëror i mundjes, Shaban Tërstena, shkruan ‘tesheshi’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.