Thirrja për bojkot të koncertit në Tiranë, reagon Notis Sfakianakis dhe flet shqip : Ju dua shumë

Showbiz

Pas debateve të shumta ku figura të njohura shqiptare bënë fushatë për të bojkotuar koncertin e këngëtarit grek Notis Sfakianakis, pasi thuhej se ky i fundit kishte mjaft deklarata të forta kundër shqiptarëve, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ai.

Sfakianakis ka mbërritur pak më parë në Tiranë, e ndërsa në një intervistë për Top Channel ai i ka mohuar kategorikisht thashethemet se ka folur kundër shqiptarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq në gjuhën shqipe Notis Sfakianakis është shprehur se i pret të gjithë në Pallatin e Kongreseve, duke shtuar se i do shumë qytetarët e Shqipërisë.

“Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në ILIRI kjo i thotë të gjitha.

Ta ftojmë publikun së bashku në Pallatin e Kongreseve të enjten…

Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve”, tha ai në shqip.

ME TE LEXUARAT