Theri gruan me thikë në sy të të birit 17-vjeçar, dalin emrat

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku sipas medaive vendase, 52-vjeçarja me origjinë shqiptare, Elca Tereziu, u ther me thikë nga i shoqi, në prani të djalit të tyre 17 vjeçar.

Mediat italiane sot kanë nxjerrë emrat e viktimës dhe të autorit të ngjarjes. Xhevdet Mehmeti, i cili vrau gruan me të cilën jetonte, ia ka mbathur pas therjes, por është kapur pak minuta më vonë nga policia.

Kliko per me shume info

Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme në Piacenza.

Ka qenë ora 16:00 i pasdites, ku Elca Tereziu u qëllua me thikë nga i shoqi në kuzhinën e shtëpisë së tyre. Çifti raportohet të ketë pasur sherre dhe zënka, të cilat kanë përfunduar në vrasje.

Rreth një orë pas ngjarjes, burri-vrasës është paraqitur në polici dhe ka treguar gjithçka që ka ndodhur.

I biri, i cili kishte njoftuar policinë menjëherë pas krimit, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.