“The Times”: Reputacioni i bandave shqiptare të kokainës, i frikshëm

Gangsterët shqiptarë që kontrollojnë tregtinë e kokainës së pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60 për qind në tre vitet e fundit, duke ushqyer rritje të krimit të dhunshëm, shkruan prestigjiozja britanike “Times”.

Në diskutimet e gjera për shpërthimin e dhunës në qytetet britanike, gazeta shkruan se “dhuna e bandave është përhapur gjithnjë e më shumë nga një qytet në tjetrin përfshirë ato bregdetare dhe fshatrat ruralë, në përputhje me rritjen e mprehtë të kokainës të sjellë nga mafia shqiptare nëpërmjet lidhjeve me kartelet e Amerikës Latine”.

Kliko per me shume info

Nga të dhënat e siguruara nga “The Times” thuhet se bandat shqiptare kanë rritur kontrollin e kontrabandës me shumicë të kokainës.Një rritje e sulmeve me thikë, e të shtënave me armë dhe krimit të dhunshëm, kanë ndodhur gjatë të njëjtës periudhë 3 vjeçare.Qeveria e Britanisë së Madhe thotë se pastërtia e kokainës që po sillet në vend, është një nga arsyet e rritjes së dhunës.

Një tabelë liston më shumë se 4,600 bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar që veprojnë në Britani sot – të kompletuar me kombësitë e tyre.Ajo zbulon që shqiptarët lanë pas rumunët për herë të parë në vitin 2017, por grupet kriminale britanike të tregtisë së kokainës, mbeten më të përparuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.