Tentuan të përdhunojnë 13 vjeçaren, arrest me burg për tre të rinjtë

Gjykata e Fierit ka vendosur masën arrest me burg deri në përfundim të hetimit për tre të rinjtë e arrestuar dhe akuzuar për pengmarrjen dhe tentativën e përdhunimit të një 13 vjeçareje.

Të akuzuarit janë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, që të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec. Ngjarja e rëndë u shënua në një fshat të Roskovecit.

Kliko per me shume info

Familjarët e Marjus Çalamenit pretentuan se djali i tyre është i pafajshëm, ku sipas tyre, në kohën e ngjarjes, 24 vjeçari ka qenë në punë.

Sipas babait të Marjusit, djali tij u ka dhënë shokëve biçikletën dhe se është arrestuar vetëm sepse u gjet biçikleta në vendngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here