Të plagosurit e protestës, flet Drejtori i Spitalit Ushtarak: Si paraqitet gjendja e tyre

Drejtori i Spitalit Ushtarak ka dhënë detaje rreth gjendjes së personave që mbetën të lënduar gjatë protestës që zhvilloi sot opozita në Tiranë.

Në një komunikatë për mediat, drejtori i Spitalit Ushtarak bëri me dije se gjendja e të lënduarve paraqitet e stabilizuar.

Kliko per me shume info

“Në spital kanë mbërritur 9 policë të dëmtuar. Kryesisht me dëmtime në regjone të ndryshme të organizmit dhe një gazetar i ardhur 10 minutash para tyre. Gjendja është e mirë, pa probleme për jetën. Janë bërë ekzaminimet e nevojshme, janë marrë edhe mjekime në urgjencë. Tre nga policët janë kartela të hapura dhe do të observohen nga ora në orë, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe gazetarit do të largohen pas pak minutash.”, tha drejtori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.