Tahiri: Kam 6 muaj që hesht e dëgjoj. Unë nuk fshihem më...

Aktualitet

Ish ministri Saimir Tahiri ka folur para mediave atë që kishte përgatitur të fliste në Parlament, por që tha se nuk pati mundësinë.

“Këtë kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli, e kam fjalën për gjyqin moral që bën raca që ka qeverisur e shkatërruar këtë vend për 25 vjet, për këtë gjyq e kam fjalën se atë tjetrin e kam me drejtësinë. Për politike ka vjedhur dhe prej politikës nuk është ndëshkuar unë këtë nuk e pranoj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti, mandati i parlamentit, maxhoranca, Edi Rama, sado e kam thënë dhe përsëritur se as dua e as më duhet të më mbrojë askush dhe asgjë. E prapë më kanë thënë se këto të gjitha bashkë më paskan shpëtuar nga arrestimi dhe burgu, e jo vetëm kaq po tani dëgjoj që unë jam bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë. 25 vjet mbushur me hajdut që veç lekëve këtij populli i kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve, integrimin po ua pengoj unë.

Nëse ka një gjë që di si drita e diellit është që nga dita e parë e angazhimit tim dhe deri më sot jam përpjekur dhe besoj ja kam dalë në të paktën jnë gjë, unë nuk kam qenë kurrë e as nuk jam si këta. Kam 6 muaj që hesht, që dëgjoj akuza e gënjeshtra përtej çdo imagjinate.

E them me vete mjerë njerëzit e shkretë që këta palaçot në politik i dëgjojnë nga 1990 e këtej e nuk kanë faj që nuk lënë ekran pa pështyrë çdo të enjte, Unë kam 8 vjet në parlament e me duket sikur kam 80”, tha Tahiri.

ME TE LEXUARAT