Pas Donald Lu, nga Shqipëria ikën edhe Vlahutin, del emri i ambasadorit të ri të BE

Aktualitet

Një ditë pasi u tha se ishte emëruar pasardhësi i ambasadores së BE në Shqiperi, Romana Vlahutin, zbulohet edhe emri i zyrtarit që do ta zëvendësojë ate në detyrë.

Ai është Luigi Soreca, dhe mban detyrën e drejtorit për Sigurinë në Komisionin Europian.

Mandati i ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin zyrtarisht mbaron në gusht të vitit 2018-të. Kroatja Vlahutin u emërua Kryetare e Delegacionit të BE-së në Tiranë në vitin 2014, pas përfundimit të mandatit katër vjeçar të italianit Ettore Sequi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përpara se të bëhej ambasadore e BE-së në Shqipëri, Vlahutin shërbeu si këshilltare e Presidentit të Kroacisë, dhe ka qenë një nga njerëzit më të afërt të tij.

ME TE LEXUARAT