Skënderbeu feston titullin e tetë kampion, bie Vllaznia

Sport

Skënderbeu u mund thellë 1-5 ndaj Vllaznisë në sfidën e fundit të Kategorisë Superiore, një humbje që gjithsesi nuk e zebhu aspak festën e korçarëve për titullin e 8 kampion në historinë e tij.

Në përfundim të sfidës, Skënderbeut iu dorëzua trofeu i këtij kampionati që e dominoi totalisht, duke mos i lënë asgjë kundërshtarëve që e patën të pamundur të ndiqnin ritmin e kësaj skuadre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra e Ilir Dajës rrallëherë shfaqi lëkundje në lojën e saj dhe ky sezon ishte në kufijtë e perfeksionit për këtë skuadër që përveçse luajti në fazën e grupeve të Europa League ka edhe një trofe për të diskutuar, atë të Kupës së Shqipërisë, me Laçin në finale.

Nderkohe Vllaznia ka rene nga kategoria duke sjelle zhgenjim te madh tek tifozeria dhe mbeshtetesit.

ME TE LEXUARAT