Skandal/ Ekipi shqiptar i futbollit nuk lejohet të kalojë kufirin në Kakavijë

Aktualitet

Një incident ka ndodhur sot në doganën e Kakavijës, ku protagoniste është bërë policia greke.

Në mënyrë të pakuptimtë, policia greke ka ndaluar ekipin e futbollit, Antigonea të kalonte kufirin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata ishin nisur për një ndeshje në ishullin Scopelo në Greqi, ndërkohë që policia i ka vendosur kryq në pasaportën e kapitenit, Sindri Serjani dhe lojtarëve të tjerë.

Kjo ka ardhur për shkak se ata nuk kishin garanci, ose të paktën kështu ka qenë pretendimi i palës greke.

Kështu gjithë skuadrës i është dashur të kthehet mbara dhe të mos e kalojë dot kufirin. Kapiteni Serjani ka deklaruar se refuzimi i vizës i është bërë pa i dhënë asnjë arsyetim.

ME TE LEXUARAT