Situata e trazuar politike në Shqipëri, Lu dhe Vlahutin drekojnë së bashku në mes të Tiranës

Politikë

Teksa Shqipëria po zien për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm,Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ambasadorët më me infulencë në Shqipëri drekojnë së bashku në një nga restorantet e njohura në Tiranë.

Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-Romana Vlahutin, mesa duket janë takuar për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj me argumentin se ka penguar drejtësinë të veprojë mbi vëllanë e tij të dënuar për trafik droge në Itali.

Ndërkohë kryeministri Rama i ka përdorur si mburojë dy ambasadorët teksa disa ditë më parë, ai tha se po të kishte gisht Fatmir Xhafaj do të kishte folur ambasadori Lu, ndërsa dje u shpreh se “zyra e BE në Tiranë konfirmoi se Xhafaj nuk ka trafikuar Kodin e Procedurës Penale për ekstradimet, pasi ai është bërë nën mbikëqyrjen t tyre”.

ME TE LEXUARAT