Si i mashtronte çifti i fierakëve nevojtarët për punë

Showbiz

Çifti Kajolli nga Dërmënasi i Fierit kishte nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016.

Mësohet se Migena Kajolli 27 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Kajolli 32 vjeç, kanë mashtruar dhjetëra persona duke u premtuar atyre se do t’i punësonin në kompani të ndryshme private kundrejt shumave të parave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skema e mashtrimit

Mësohet se duke u remtuar punësim në kompanitë private që operojnë në sektorin e naftës, dy të arrestuarit u mernin qytetarëve nga një mijë deri në tri mijë euro secilit. Nga hetimet ka rezutuar se ata e vendosnin “tarifën” e punësimit kundejt mundësive të “klientëve” të tyre për të paguar.

Ndërkohë, për ta bërë të besueshme skemën e tyre të mashtrimit, mësohet se Migena Kajolli, e cila dyshohet të ketë qenë ideatorja e kësaj skeme, u thoshte personave që u kishte mar paratë se në telefonin e tyre do të mbërinte një mesazh konfirmimi nga kompania, shkruan ”Faxëeb.al”.

Dhe pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t’u punësuar, mbërrinte mesazhi i konfirmimit se kërkesa e tye për punësim ishte regjistruar në sekretarinë e kompanisë dhe po shqyrtohej. Nga hetimet ka rezultuar se këto mesazhe konfirmimi i niste kryesisht 27-vjeçarja Migena Kajolli. Ndërkohë, për të qenë edhe më të besueshëm tek personat që mashtronin, bashkëshortët Kajolli nënshkruanin edhe akte noteriale me ta se paratë jua kishin marr në formë borxhi.

Mashtrimet në shuma të mëdha

Por, dy bashkëshortët nga Dërmënasi i Fierit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë nisur të mahstrojnë edhe kundrejt shumave të mëdha. Kështu, kanë arritur të bindin dy persona, motër e vëlla, se do t’I bënin kasioner në një prej kompanive private që operojnë në sektorin e naftës dhe se kështu do të kishin përfitime të mëdha. Fillimisht ata kanë arritur të bindin motër e vëlla, F.H dhe N.H, që t’u japin 35 mijë euro dhe 8 milionë lekë të vjetra dhe më pas shumën prej 89 milionë lekëve të vjetra, me premtimin se do tu mundësonin të ishin aksioner në një kompani private nafte. Edhe me këta të dy, bashkëshortët kanë nënshkruar akte noteriale se ju detyroheshin në shumën e parave që ju kishin mar.

Nga hetimet e udhëhequra nga prokurori i çështjes Çlirim Sino, është bërë e mundur të zbulohet gjithë skema e mashtrimit dhe të provohet se dy të rinjtë kishin mashtruar persona të ndryshëm duke u mar sasi parash kundrejt premtimit për punësim në kompani private që operojnë në sektorin e naftës. Mësohet se dy të ndaluarit kanë kryer mashtrime edhe gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, kur ata ishin në hetim për shkak të denoncimeve të kryer më parë nga persona të tjerë të mashtruar.

Provat

Vetë skema e ngritur nga bashkëshortët ka qenë një nga provat kryesore që ka çuar në arrestimin e tyre. Mesazhet telefonike të dërguara prej tyre në numrat celularë të ersonave që mashtronin ku u siguronin se kërkesat e tyre të punësimit ishin regjistruar, bisedat e zhvilluara në ”Viber”, aktet noteriale dhe prova të tjera të siguara me anë të hetimeve speciale, kanë bërë të mundur sigurimin e provave që kanë çuar në arrestimin e Fisnik dhe Migena Kajollit.

Jeta e bukur e çiftit

Gjatë hetimeve të kryera nga prokuroria dhe policia e Fierit është konkluduar se dy të rinjtë bënin “jetë të bukur” falë mashtrimeve që u bënin personave të ndryshëm për punësim, kundrejt shumave të parave. Gjatë hetimit është konstatuar se bashkëshortët Kajolli thujse gjithmonë drekonin dhe darkonin në restorante dhe se shpenzonin para edhe për sende të tjera konsumi, si veshje etj. Sipas burimeve zyrtare të policisë, nga hetimet e dertanishme për përllgaritur se nëpërmjet mashtrimeve të tyre ata kanë përfituar gjatë dy viteve të fundit rreth 200 mijë euro.

Njoftimi i policise:

Fier

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit:

1.Fisnik Kajolli, 34 vjeç

2.Migena Kajolli, 27 vjeçe (bashkëshortë), banues në Dërmënas, Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal. /faxëeb/

ME TE LEXUARAT