Shqiptari nuk sheh nga sytë! Ja deri ku shkon papërgjegjshmëria e njerëzve

Aktualitet

Pak javë më parë Liqeni Artificial i Tiranës mori çmimin “Flamuri i Bardhë” si një certifikim i pastërtisë së ujit dhe basenit të sigurt.

Por që ky nivel vlerësimi të rikonfirmohet sërish në vjeshtë është e domosdoshme që jo vetëm ndërmarrjet e bashkisë të kujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e tij, por më së shumti kërkohet edhe kujdesi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambientin dhe për t’i hedhur mbeturinat në vendet e caktuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pavarësisht punës së përditshme dhe mesazheve ndërgjegjësuese, punonjësit vijojnë të nxjerrin çdo ditë nga liqeni masa pa fund mbeturinash urbane që qytetarë të papërgjegjshëm vijojnë t’i hedhin në ujë. E njëjta situatë vërehet çdo ditë edhe në investimet e tjera të kryera në një sërë objektesh në Parkun e Liqenit, ku qytetarët çdo mbetje të produkteve që konsumojnë e hedhin në tokë.

Një situatë kjo që tregon se të investosh për të përmirësuar infrastrukturën dhe rritur aksesin në Parkun e Madh të Liqenit është njëra gjë, ndërkohë që për mirëmbajtjen duhet puna dhe angazhimi i të gjithë aktorëve, si ndërmarrjeve bashkiake ashtu edhe i qytetarëve.

ME TE LEXUARAT