Shkak për xhelozinë e partneres së Eugent Bushpepë, Eleni?

Eugent Bushpepa zgjodhi që në rrugëtimin e tij në Eurovision 2018, të mbante pranë edhe partneren e tij të zemrës Andian, me të cilën janë mëse të dashururar prej gjashtë vitesh. Eugenti do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Show”, ku do të rrëfej emocionet që përjetoi gjatë finales.

Në promon e emisionit shikojmë se atij i është drejtuar edhe një pyetje për partneren e tij dhe këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Fourierën. Eugenti dhe Eleni kanë treguar nëpërmjet disa fotografive se krijuan miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin gjatë pjesëmarrjes në ‘Eurovison 2018’. Por a është bërë xheloze Andia? “Aspak, madje u bënë shoqe” – përgjigjet Eugenti.

Kliko per me shume info

Andia dhe Eugenti kanë gjashtë vite të lidhur. Andia nuk është pjesë e botës së muzikës, ndaj çdo këshillë e saj është shumë e vlefshme për Eugentin, pasi ajo e sheh me syrin e publikut, është shprehur Eugenti më herët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.