Shehu: Perëndia na ka ndarë në mashkull e femër, por qeveria do të fusë një kategori të re

Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka postuar në rrjetin social një shqetësim të tij në lidhje me një projektligj të qeverisë Rama, i cili kërkon që në kartat e identitetit të ketë një tjetër rubrikë, përveçse asaj “mashkull” ose “Femër”.

Shehu shkruan se qeveria kërkon të fusë një kategori “tjetër” pa përcaktim, një akt që sipas demokratit nuk duhet lejuar. Madje deputeti i djathtë shton se qeveria po bën gati draftin për të lejuar martesat dhe adoptimet nga çiftet homoseksuale.

Kliko per me shume info

Për më tepër lexoni statusin.

Rreth nje nisme per nje “tjeter”, te krijuar artificialisht e qellimisht nga “disa”:

Deklarohet se ne Kuvend eshte dorezuar nje Projekt Ligj i ri per te vendosur ne dokumentet e identitetit, pervec seksit “mashkull ose femer” edhe nje rubrike “tjeter” per seksin, pa percaktim!

Askush nuk e shpjegon se si duhet emertuar ky seks i ri, “tjeter”.

Ne disa qenie biologjike ka dhe nje “tjeter”, quhet “hermafrodit”, besoj se nuk behet fjale per nje term te tille ne propozimin.

Perendia a Natyra i kane ndare njerrezit ne “meshkuj ose femra”, mbi te cilen eshte mbeshtetur vete ekzistenca e qenies njerrezore, familjes si baze e shoqerise ne te gjithe gjeresine e fjales.

Po keshtu dekalarojne se po pregatisin edhe nje draft tjeter ligjor, qe te ndryshoje Kodi i yne i Familjes per dy qellime:

1-Te pranohet martesa e famija nga kopje homoseksuale, ose nga kjo “ tjetra” pa emer!

2- Te realizohen adoptime te femijeve nga kopje gay ose nga “tjetra”, perseri pa emer.

Pra kerkohet te goditen disa principe baze e te shenjta te shoqerise, rritjes e edukimit te femijeve, identifikimit te njerrezve, themele keto te mbijeteses e zhvillimit njerrezor.

Nje pyetje ne fund per ju miq: A mendoni se kjo “zhurme e re” nxitet te krijohet pikerishit tashti per te larguar vemendjen nga problemet e medha, qe ka sot vendi e kjo Rilindje??

Dhe per ta mbyllur, ketij statusi nuk po i bashkengjis foto, per disa arrsye..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.