Rusia nuk heq dorë nga Krimeja, përuron urën më të madhe në Europë

Bota

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ditën e sotme ka vërtetuar edhe menjëherë që vendi që ai drejton është një ndër më të fuqishmit e Kontinentit të Vjetër, ndërsa ka përuruar urën më të madhe në Europë.

Ura është e gjatë 19 km dhe më një shpenzim prej 3.7 miliardë dollarësh, ndërsa Putin ka menduar të lidhë në këtë mënyrë Rusinë dhe gadishullin e Krimesë, duke vazhduar të mos heqë dorë nga kjo e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti rus ka qenë i pari person që ka udhëtuar me një kamion në këtë ndërtim gjigand, për të cilin kanë punuar rreth 15 mijë punëtorë për 27 muaj rresht.

Vladimir Putin ka thënë se projekti ka si synim transportimin e 14 milion personave mes dy vendeve, duke bashkuar kështu njëherë e mirë Rusinë dhe Krimenë.

ME TE LEXUARAT