Helmohen gjatë orarit të punës 20 punonjëse të një rrobaqepësie në Durrës

Aktualitet

20 punonjëse të një fasonerie në Durrës janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të fikëti dhe me shenja helmimi.

Mësohet se rrobaqepësia ku ndodhi ngjarja ka mbi 150 punëtore dhe ndodhet tek Ura e Dajlanit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Punonjëset me probleme shëndetësore po marrin ndihmën e parë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

15 prej tyre janë ende në spital, ndërsa njëra prej tyre u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

ME TE LEXUARAT