Rrezikon paralizën, gruaja me flokët 17 metra të gjatë ndodhet në telashe

Soft

Rekordi i saj për flokët më të gjatë në botë, duket se i ka sjellë pasojat e para shëndetësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asha Mandela është 50-vjeçarja e cila ka hyrë në librin e rekordeve Guinnes për shkak të flokëve të saj 17 metra të gjatë.

Por Mandela është paralajmëruar disa herë nga mjekët që mund të përfundojë e paralizuar nga pesha e flokëve, që po i shkaktojnë dëmtime të shpinës.

Gruaja me flokët më të gjatë në botë, e cila i mban ato në formë rastash është martuar me një parukier, të cilin e njohu online, pas rekordit të vendosur për gjatësinë më të madhe të flokëve.

Tashmë ai merret me përkujdesjen e flokëve të saj, të cilat duan dy ditë të lahen dhe të thahen.

ME TE LEXUARAT