Roza Lati paska 9 sekrete që ne nuk i paskemi ditur

Showbiz

Roza Lati është një ndër moderatoret shqiptare më pa komplekse. Me deklaratat e saj të drejtpërdrejta dhe me komentet pikante, moderatorja e njohur e emisionit “Why Not”, është vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike.

Mirëpo si të gjithë njerëzit, edhe Roza Lati ka disa sekrete që nuk i paskemi ditur. Ajo ka rrëfyer për “Who” 9 gjëra të padëgjuara më parë për jetën e saj, dhe të gjithë kemi ngelur të befasur teksa ajo ka deklaruar se nuk dëgjon mirë nga veshët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Roza ka shpjeguar se kjo ka ardhur si pasojë e dëgjimit me volum të lartë të muzikës hip-hop prej 10 vitesh.

Më poshtë mund të lexoni 9 sekretet e Roza Latit:

 

1-Jam indiferente ndaj lajmeve dhe thashethemeve.

2-Kur bie rehat me një çantë, varëse apo diçka të ngjashme, e përdor çdo ditë derisa prishet.

3-Energjia ime nuk shteron as kur fle. Lëviz shumë në gjumë, aq sa zgjohem “skiç”.

 

 

4-Jam e fiksuar pas shëndetit tim. Jam shumë meraklie dhe nuk ha çdo ushqim.

5-Nuk dëgjoj mirë nga veshët, si pasojë e dëgjimit me volum të lartë të muzikës hip-hop prej 10 vitesh.

6-Mbaj gjithmonë një unazë me gur bojëqielli në gisht, pasi dikur më ka këshilluar një prift kubanez ta bëj këtë gjë.

7-Më irriton fakti që njerëzit marrin konfidenca të tepruara duke ‘përfituar’ nga karakteri im i qeshur.

 

 

8-Kur zgjohem në mëngjes i laj dhëmbët me sfond muzikor Jazz dhe Blues.

9-Nuk çohem nga krevati nëse nuk më vjen kafja te koka në mëngjes. Kam bërë një pakt me restorantin poshtë shtëpisë që çdo ditë kafja të më vijë te dera.

 

ME TE LEXUARAT