Rihapja e dosjes "Hajdari", gjykata cakton seancën për Izet Haxhinë

Aktualitet

Caktohet data e seances ku do te shqyrtohet kerkesa e avokatit te Izet Haxhise, ne lidhje me rihapjen e dosjes se vrasjes se deputetit demokrat Azem Hajdari.

Mesohet se më 7 qershor ora 12:30 në Gjykatën Penale të Tiranës nis procesi gjyqësor për rivendosjen në afat të dënimit me 25 vite burg të Izet Haxhisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ankimimi do të shqyrtohet nga gjyqtari Besnik Hoxha. Izet Haxhia kërkon edhe rihapje të procesit për dosjen 'Hajdari' pasi pretendon se gjykimi ndaj tij është bërë në mungesë dhe ka qenë i padrejtë

Me 8 maj 2018, Izet Haxhia u ekstradua në Tiranë, 20 vjet pas arratisjes nga Shqipëria. Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

ME TE LEXUARAT