Reagon Ministria e Arsimit pas skandalit në shkollat fillore

Një studim kombëtar që po zhvillohet në shkollat e Shqipërisë ka sjellë probleme dhe shqetësime të prindërit.

Kjo për shkak se nxënësve në shkolla të moshave 11, 13 dhe 15 vjeç, po pyeten në lidhje me seksin.

Kliko per me shume info

Ky shqetësim u publikua sot nga deputetja Albana Vokshi.

Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë , në deklaratën e të cilës thuhet se çdo përdorim i ulët për revansh politik duke dezinformuar prindërit dhe opinionin publik është një turp për këdo që e bën.

Apeli nga Ministria e Arsimit për prindërit

Të dashur qytetarë dhe prindër:

Studimi mbi sjelljet Shëndetësore tek Fëmijët e Moshës Shkollore 11, 13, 15 vjec (HBSC- Health Behaviour in School -Aged Children) është një studim që ka filluar para 34 vitesh dhe kryhet çdo katër vjet, në të njëjtën kohë, në Europë dhe Amerikën e Veriut. Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi që prej vitit akademik 2009-2010.

Studimi konsiston në vetadministrimin e një pyetësori anonim nga nxënësit e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç. Plotësimi i tij është vullnetar dhe nxënësit nuk janë të detyruar ti përgjigjen të gjitha pyetjeve.

Pyetjet janë hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë më të njohur të fushës akademike, të cilët janë specialistët më të mirë për fushat që mbulon studimi. Çdo ndryshim sado të vogël që një vend mund të bëjë në pyetësor e përjashton atë nga studimi ndërkombëtar.

Studimi përmban pyetje mbi zakonet e të ushqyerit, imazhin trupor, obezitetin, aktivitetin fizik, shëndetin oral, sjelljet e rrezikshme, përdorimi i alkoolit, duhanit, drogës (vetëm për 15-vjeçarët), sjelljet seksuale (vetëm për 15 vjeçarët), marrëdhëniet në familje dhe me bashkëmoshatarët, mjedisi socio-ekonomik, mjedisi në shkollë, etj.

Ky studim “ushqen” sistemin e informacionit shëndetësor dhe arsimor me të dhëna të vlefshme mbi shëndetin dhe stilin e jetesës së femijëve dhe të rinjve shqiptarë.

Kryerja e HBSC 2017/18 në këtë vit akademik, do të na lejonte të bënim krahasime më rezultatet e marra në raundet e mëparshme, duke bërë të mundur kështu evidentimin e progresit dhe sfidave për fusha të caktuara shëndetësore dhe sociale.

Gjithashtu, do të mundësohej edhe krahasimi i indikatorëve shëndetësorë midis vendeve të ndryshme. Ky studim, është i vetmi në Shqipëri që siguron të dhëna për grupmoshën 11, 13 dhe 15 vjeç.

Rezultatet e këtij studimi do të shërbejnë po ashtu si premisë për një ndërhyrje të rëndësishme disa-vjecare që parashikohet të kryhet në Shqipëri nga Kooperacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.