Ramës s’i del inati me gazetaren

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është përballur me një lum pyetjesh në lidhje me akuzat ndaj ministrit Xhafaj vetëm pak ditë më parë në një konferencë për shtyp.

Por ai nuk i ka mbajtur dot nervat ndaj gazetares së Fax Neës, Ambrozia Meta që e pyeti kryeministrin se si ka mundësi që ai nuk gjen dot dikë në PS që të mos ketë lidhje me trafikun e drogës për t'a bërë Ministër të Brendshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama braktisi konferencën, por nuk e ka lënë me kaq inatin me gazetaren në fjalë.

Për këtë ai ka folur edhe në ABCNews.

Më vjen shumë keq që u bë ngjarje, më vjen të qesh e të qaj me ata që e trajtuan si një moment heroizmi gazetareskt, ishte shfaqje brutale e mungesës së etikës.

Një familje, një parti politike, një qeveri, një organizatë s’mban përgjegjësi për faktin se një anëtar i familjes mund të bëjë një mëkat, që një anëtar i familjes mund të shkelë ligjin, të dali si dru i shtrembër, por përgjegjësi për mënyrën si reagon ndaj rastit, një qeveri është shumësi njerëzish që i bashkojnë disa vlera parime program e motivim, por të gjithë janë të ndryshem e cdonjeri mund të jetë i tunduar dhe ndër ta ka njerëz që bien në ngasje e pastaj shfaqen në shkelje të ligjit apo të akuzuar. -u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT