Rama: Xhafaj nuk është Tahiri, vërtetësia e përgjimit do të përgjigjet me burg

Politikë

Ministri i Brendshëm nuk mund të përgjigjet për akuzat që PD po bën ndaj vëllait të tij. Ky është qëndrimi që mbajti kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS.

Rama tha se vëllai i Xhafajt u dënua në kohën e qeverisjes së PD dhe nuk pati në asnjë rast e asnjëherë kërkesë nga Italia për ekstardim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për rrjedhojë, sipas Ramës, Shqipëria nuk kishte asnjë detyrim për kapjen e personit në fjalë.

Rama evidentoi se Saimir Tahiri iu dorëzua drejtësisë pasi akuzat erdhën prej saj, por në rastin e Xhafajt, akuzat vijnë nga PD.

Rama tha se akuzat nuk neglizhohen pai bëhet fjalë për një material konkret vërtetësia e të cilit duhet të përgjigjet me burg pas ekspertimit të materialit.

ME TE LEXUARAT