Rama tregon ëndërrën e vjetër për projektin e Piramidës

Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj prezantoi projektin për transformimin e Piramidës në Tiranë në një qendër inovacioni e teknologjie për të rinjtë.

Në këtë prezantim ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ky projekt është një ëndërr e vjetër e tij, që nga koha kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Projekti për Piramidën është një ëndërr e vjetër e imja që kur isha në bashki. Kjo godinë është fotografia e shtetit që ne trashëguam, kur të përfundojë do të kemi një vend ku mund të shohim se si duhet të jetë shteti.

Vendi ku fëmijët e vegjël do të vijnë dhe do ta nisin nga këtu rrugën. Ideja është që t’i japim përmbajtje dhe ta vëmë në funksion të njerëzve dhe jo një prani ikonike në mes të njerëzve”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT