Rama në Gjirokastër: Të pastrohemi nga parazitët dhe grabitqarët

Kliko per me shume info

Çdo muaj ne zgjidhim 1000 probleme të qytetarëve me institucione të ndryshme dhe kjo realizohet përmes ankesave të qytetarëve. Kjo u bë e ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë llogaridhënies në qytetin e Gjirokastrës, duke shtuar se për ndjekjen e problemeve angazhohen vetë ministrat.

“Janë rreth 120 persona të administratës që janë ndëshkuar për shkak se nuk kanë zgjidhur, ose nuk i kanë dhënë një përgjigje qytetarit mbi ankesën apo kërkesën që ka parashtruar. Mjafton vetëm 3 minuta në portal dhe do të merrni përgjigjen në kohë. Na ndihmoni të pastrojmë administratën nga ata që janë mësuar të jetojnë si parazitë dhe grabitqarë, duke futur duart në xhepat e njerëzve”, tha Rama.

Kliko per me shume info

Në vijim ai u ndal në debatin mbi taksat. “Ne i kemi ulur taksat dhe ka vetëm dy taksa që ne kemi rritur, atë për më të pasurit, pasi kush fiton më shumë do paguajë më shumë. Nëse marrim pagat do të shikojmë që deri në një pagë që shkon deri 1 milionë kemi taksa më të ulëta sesa më parë.

Vijmë tek biznesi, më i madhi paguan më shumë. Na thonë se jemi të oligarkëve, por biznesi i madh paguan më shumë taksa. Biznesi i vogël paguan 5 % nga 10 që e kishte. E vendosëm TVSH te biznesi i vogël për të moslejuar që të mëdhenjtë të përdorin të vegjlit për të bërë evazion”, tha Rama.

Ai shtoi se vendi mbahet me taksa dhe nëse kërkojmë rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, të gjitha këto financohen nga taksat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.