Rama: Macron më tha se Franca ende s`ka vendosur, opozita po minon negociatat me BE

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka folur për takimin e tij me presidentin francez Macron.

Rama tha se takimi në pallatin Elyse ishte me qëllim përpjekjet diplomatike të Shqipërisë në lidhje me rekomandimin e statusit kandidat.

Kliko per me shume info

Rama tha se Macron i është shprehur se vendimi i Francës është në studim e sipër.

Nga ana tjetër kryeministri theksoi se opozita në vend po hedh në erë negociatat me BE-në me përpjekjen e saj për të hedhur baltë ndaj qeverisë dhe ndaj reformës në drejtësi.
Kreu i qeverisë theksoi se opozita po mban këtë qëndrim destruktiv pasi ka frikë nga drejtësia.

“Sipas opozitës, ministri i Brendshëm Xhafaj, kryetar i reformës në drejtësi, qenka drejtues i familjes së dytë mafioze në rajon pas asaj times natyrisht”, tha Rama.

Ai kritikoi edhe mediat që sipas tij u mhanitën më deklaratat e PD në lidhje me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.