Rama hedh “bombën”: Njerëz të lartë në PD, të lidhur me kokainën e kapur në Durrës

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një interviste në “ABC News” se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me kokainën që u kap në Durrës.

Edi Rama: Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Kliko per me shume info

Gazetarja: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Gazetarja: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova. Në rastin konkret të kokainës, lidhjet janë shumë të forta dhe janë shumë lart. Janë shumë lart dhe kanë lidhje me pushtetin e dikurshëm që është opozita e sotme. Nuk mund të jem më i qartë, sepse unë nuk hyj tek njerëzit, si kundërshtarët e mi, që e kanë në kulturë shpifjen, apo e kanë në kulturë transmetimin e një informacioni me një akuzë të drejtpërdrejtë publike. Unë nuk e bëj këtë, nuk e kam bërë asnjë dhe skam ndër mend ta bëj. Por di të them se në rastin e kokainës ka dyshime të arsyeshme të lidhura me informacione që të çojnë shumë lart në hierarkinë e pushtetit të shkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.