Protesta e sotme, reagojnë mediat e huaja: Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kliko per me shume info

Edhe mediat e huaja kanë shkruar në lidhje me protestën që zhvilloi sot opozita.

Whashington Post shkruan se mijëra përkrahës të opozitës shqiptare protestuan kundër qeverisë duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.
“Protestuesit e udhëhequr nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, marshuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë me thirrje “Rama ik”. Ata mbajtën parulla anti-qeveritare, flamuj shqiptarë e të Bashkimit Evropian dhe hodhën gurë e sende të forta drejt godinës së qeverisë Ministrisë së Brendshme.

Kliko per me shume info

Demokratët akuzojnë edhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për përkrahje të aktiviteteve të lidhura me drogën të vëllait të tij. Para disa ditësh, vëllai i tij, Agroni, u vetëdorëzua te autoritetet italiane për të vuajtur dënimin e vitit 2012 për çështje droge.

Shqipëria, anëtare e NATO-s që më 2009, pret nisjen e negociatave muajin e ardhshëm për anëtarësim në BE”, shkruhet në shkrimin e Whashington Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.