Protesta e opozitës, Ngjela: Xhafajn e do Amerika, të rrëzojnë Kryeministrin?

Politikë

Nuk ka asnjë mundësi që protesta e 26 majit e thirrur nga opozita shqiptare të përmbushë qëllimin e saj, duke rrëzuar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kështu u shpreh avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e lajmeve të Ora News.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjela: Pse nuk largojnë kryeministrin apo e duan kryeministrin? Nuk mund të bëhen grushte shteti pa kolonel dhe ushtri, nuk kemi dëgjuar.

Për Ngjelën, Rama ishte i pafuqishëm për të rrëzuar Xhafajn nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Sipas avokatit, pa publikimit të materialeve nga PD që implikonin vëllain e Ministrit të Brendshëm, kryeministri u ndërgjegjësua se Xhafaj gëzonte suport ndërkombëtar.

Ngjela: Ministrin e Brendshëm e mbrojti Uashingtoni. Ka një aleancë shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor dhe Miistri i Brendshëm ka drejtuar reformën në drejtësi të cilën nuk e pranojnë të gjithë palët e korruptuara por e duan ata. Se heq dot.

Për avokatin Ngjela, Shqipëria vuan nga sindroma e korrupsionit kryeministror prej 18 vitesh por shton se tashmë ndaj tyre kanë nisur hetimet.

Ngjela: Janë katër kryeministra, katër qeveri. Po nuk do kryeministri nuk ka korrupsion.

Spartak Ngjela paralajmëroi se shumë shpejt do të dëgjohet për llogari bankare në skemat ofshore të politikanëve shqiptarë, për të cilët është i bindur se është momenti të ndërrohen për t'iu lënë rradhën akademikëve në pushtet.

ME TE LEXUARAT