Protesta e opozitës, Kryemadhi mbledh kryetarët e LSI dhe kërcënon Ramën

Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbledhur ditën e sotme kryetarët e LSI-së në rrethe, ndërkohë që tematika e kësaj mbledhje është protesta e opozitës.

Kryemadhi ka kërcënuar nga selia e LSI, duke thënë se e shtuna do të jetë dita kur do t’i tregohet kryeministrit se nuk mund të përballet me qytetarët, ndërsa ka shtuar se ai që del kundër do të përballet me ligjin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E shtuna është dita jonë kur do ti tregojmë Edi Ramës dhe veglave të tij, Prokurorisë e Gjykatave se nuk mund të përballet me qytetarët e revoltuar. Kushdo që del kundër ta dijë se do të përballet me ligjin”, ka thënë Kryemadhi.

 

Opozita do të zhvillojë ditën e shtunë më 26 maj protestën e rradhës në kryeqytet, ndërsa do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama.

ME TE LEXUARAT