Prokuroria i thirri për përgjimin e Xhafajt, ja kur do paraqiten deputetët e PD

Aktualitet

Dy deputetët e PD Enkelejd Alibeaj dhe Ervin salianji janë thirrur për të dhënë deklarime në prokurorinë e krimeve të rënda në lidhje em audio-përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt.

Vetëm tri ditë pas nisjes së hetimeve, prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar edhe dëshminë e këshilltarit ligjor Gazmend Bardhi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se prokuroria u ka vendosur atyre orën 10.30 për tu paraqitur para hetuesve për të dhënë shpjegime në lidhje me përgjimin e publikuar.

Mbrëmjen e të mërkurës, Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë se materiali i publikuar nga PD është autentik.

Ndërkohë Xhafaj dhe Rama e kanë cilësuar të pavërtetë regjistrimin në fjalë duke thënë se është kryer jashtë vendit një ekspertizë e cila ka arritur në përfundimin se bëhet fjalë për montazh.

ME TE LEXUARAT