Prishet paqja mes Koreve? “Gati edhe anulimi i takimit Trump-Kim Jong”

Duket se paqja mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut po merr fund. Qeveria koreano-veriore po konsideron anulimin e takimit të planifikuar mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, tha se stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, në të vërtetë janë “provë për pushtimin” e Veriut.

Kliko per me shume info

Ndërsa agjencia koreano-jugore e lajmeve njoftoi se shteti komunist anuloi bisedimet e nivelit të lartë me Seulin, i planifikuar gjatë orëve në vijim. Si arsye të anulimit, Koreja e Veriut përmendi stërvitjet ushtarake të Jugut. Takimi do të ndodhte në qytetin kufitar Panmunjom.

Disa ditë më parë, Presidenti i Koresë së Jugut dhe diktatori koreano-verior Kim Jong Un u takuan dhe shënuan një moment historik, duke vendosur paqen mes dy vendeve. Ndërkohë që javët në vijim është planifikuar një takim në Singapor mes Presidentit Donald Trump dhe Kim Jong Un për të biseduar në lidhje me programin bërthamor të Koresë së Veriut. /tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.